Pyetja
Për të përgatitur biskota, Alba përziejeli 50 gramë miell për çdo 30 gramë sheqer, kurse Ani përziejeli 100 gramë miell për çdo 60 gramë sheqer. A përgatiten ato të njëjtën lloj biskote? Si do të arsyetonit për të gjetur përgjigjen?
- Cili është raporti i miellit me sheqerin në përzierjen e Albës?
- Cili është raporti i miellit me sheqerin në përzierjen e Anit?
- Po raporti i sheqerit me miellin?
Nëse do të përgatitnim të njëjtat biskota:
- sa gramë sheqer do të përdornim për 200 gramë miell?
- sa gramë miell do të përdornim për 210 gramë sheqer?
- sa gramë sheqer do të përdornim për 25 gramë miell?
Themi se sasia e miellit dhe e sheqerit formojnë të njëjtin përpjesëtim. Pra, mielli dhe sheqeri janë përzier në raportin 5 me 3.
Për të përgatitur biskota në sasi të ndryshme na ndihmon tabela e mëposhtme. Plotësojeni atë.
| Miell | 50 g | 150 g | 1 kg | ||
|---|---|---|---|---|---|
| Sheqer | 30 g | 120 g | 1,2 kg |
