Pyetja
Për secilin nga pohimet e mëposhtme, zgjidhni përgjigjen e saktë. Pohimet janë "Gjithmonë i vërtetë", "Ndonjëherë i vërtetë" ose "Asnjëherë i vërtetë".
| Kur mbledhim dy numra negativë, përfundimi është numër negativ. | Kur mbledhim një numër negativ me një numër pozitiv, përfundimi është numër pozitiv. |
|---|---|
| $(-3) + (-2)$ | $(-3) + (+6)$ |
|
|
| Kur zbresim një numër pozitiv nga një numër negativ, përfundimi është numër negativ. | Kur zbresim një numër negativ nga një numër negativ, përfundimi është numër negativ. |
| $(-7) - (+9)$ | $(-4) - (-6)$ |
|
|
| Kur zbresim një numër pozitiv nga një numër pozitiv, përfundimi është numër negativ. | Kur zbresim një numër negativ nga një numër pozitiv, përfundimi është numër pozitiv. |
| $(+8) - (+15)$ | $(+8) - (-6)$ |
|
|
