Pyetja
Enxhi dëshiron të bëjë një blerje me leverdi.
- Gjeni sa kushtojnë të gjithë artikujt në dyqan.
- Qarkoni blerjen më me leverdi për secilin prej artikujve. Çmimet janë në EURO (€).
a) Akullore me shkop:
6,75 € për një kuti me 10 copë ose 4,47 € për një kuti me 6 copë.
b) Torta:
8,12 € për një kuti me 4 copë ose 12,84 € për një kuti me 6 copë.
c) Pluhur larës:
18,92 € për një kuti 2 kg ose 50,54 € për një kuti 7 kg.
d) Lëng frutash:
14,35 € për një pako me 5 shishe ose 19,39 € për një pako me 7 shishe.
e) Kënaçe me pije të gazuar:
14,32 € për një pako me 8 kënaçe ose 8,25 € për një pako me 5 kënaçe.
