Pyetja
Gjeni numrat në gjëegjëzat e mëposhtme. Disa gjëegjëza janë të sakta dhe disa janë të pasakta.
- Ndërryshoni gjëegjëzat e pasakta, duke rregulluar gabimet.
- Shpjegoni si e ndryshuat gjëegjëzën.
- Mendo një numër.
Shtoji 3.
Shumëzoje me 2.
Zbriti 6.
Pjesëtoje me 2.
Përgjigjja duhet të jetë numri që mendove.
Për shembull, unë mendova 7.
$7 + 3 = 10$
$10 \times 2 = 20$
$20 - 6 = 14$
$14 : 2 = 7$
Pra, kjo është e vërtetë për 7.
A ndodh e njëjta gjë edhe për numrat e tjerë? - Mendo një numër.
Shtoji 3.
Shumëzoje me 2.
Zbriti 3.
Pjesëtoje me 2.
Përgjigjja duhet të jetë numri që mendove. - Mendo një numër.
Shumëzoje me 3.
Shtoji 9.
Pjesëtoje me 3.
Zbriti 3.
Përgjigjja duhet të jetë numri që mendove. - Krijoni një gjëegjëzë si ato më sipër.
Tregojani gjëegjëzën shokut ose shoqes suaj.
