Pyetja
Në rrjetin koordinativ gjeni vendndodhjen e pikave me koordinata: A(2, 1); B(4, 4); C(2, 5) dhe D(0, 4).
- Zhvendosni katërkëndëshin e formuar me dy njësi djathtas dhe tre njësi poshtë. Gjeni koordinatat e katërkëndëshit të ri.
- Ndërtoni simetriken e katërkëndëshit ABCD sipas boshtit Oy. Gjeni koordinatat e katërkëndëshit të ri.
- Rrotulloni katërkëndëshin ABCD, me kënd $90^{\circ}$, në drejtim të akrepave të orës, rreth pikës O. Gjeni koordinatat e katërkëndëshit të ri.
