Pyetja
Kjo është tabela e orareve të 4 trageteve të linjës Bari-Durrës, e vendosur në molin e trageteve.
| Trageti | Ditët | Ankorimi | Nisja |
|---|---|---|---|
| 1 | Të martat | 07:00 | 16:00 |
| 2 | Të mërkurat | 20:00 | 23:35 |
| 3 | Të enjtet | 14:00 | 21:15 |
| 4 | Të shtunat | 10:00 | 01:35 |
- Cila anije arrin paradite? Pasdite? Në mbrëmje?
- A e kalon ndonjëra natën e ankoruar?
- Sa kohë qëndron anija e katërt e ankoruar në mol?
