Pyetja
Përdorni një nga fjalët ose shprehjet e mësipërme për të treguar mundësinë që ka secila nga ngjarjet e mëposhtme për të ndodhur.
- Ju do të keni një ditëlindje vitin tjetër.
- Një kokërr portokalle rritet në një pemë molle.
- Fëmija tjetër që do të lindë në maternitet, do të jetë vajzë.
- Të gjithë nxënësit e klasës do të marrin 10 në provimin e matematikës.
- Dita pas së hënës është e martë.
- Ju do të shkoni të shihni lojërat e ardhme olimpike.
- Ky libër do të bëhet me krahë dhe do të fluturojë.
- Nesër dielli do të shkëlqejë.
- Ju do të flini para orës 11 pasdite.
- Ju do të thyeni rekordin në garat olimpike në një maratonë.
