Pyetja
Era ka një kuti ku ka futur letrat me shkronjat e fjalës PROBABILITETI.
| P | R | O | B | A | B | I | L | I | T | E | T | I |
|---|
Ajo i përzeu letrat dhe i futi në kuti. Nëse ajo fut dorën dhe zgjedh rastësisht një shkronjë:
- Cila shkronjë ka më shumë mundësi të zgjidhet?
- Cilat shkronja kanë njësoj mundësi të zgjidhen?
- Era mori njërën nga shkronjat dhe e hoqi mënjanë. Më pas ajo zgjodhi një shkronjë tjetër nga kutia. Tregoni me cilat shkronja të tjera ka të njëjtën mundësi për t'u zgjedhur shkronja I.
