Pyetja
Një kuti përmban 30 sfera me tri ngjyra: të verdhë, jeshile dhe të zezë. Zgjidhet rastësisht një sferë.
Probabiliteti që sfera të jetë e verdhë, është $\frac{1}{3}$.
Probabiliteti që sfera të jetë jeshile, është $\frac{2}{5}$.
- Sa sfera të verdha janë në kuti?
- Sa sfera jeshile janë në kuti?
- Cili është probabiliteti që sfera e zgjedhur të jetë e zezë?
