Pyetja
Enkeli e ka hedhur monedhën 20 herë dhe ka regjistruar 7 herë lek e 13 herë stemë. Juli e ka hedhur monedhën 50 herë, dhe ka regjistruar 27 herë lek e 23 herë stemë. (Probabilitetin e mëposhtëm e shprehni si numër dhjetor.)
- Cili është probabiliteti teorik që të bjerë stemë?
- Sa është probabiliteti eksperimental që në hedhjen e monedhës nga Enkeli të bjerë lek?
- Sa është probabiliteti eksperimental që në hedhjen e monedhës nga Enkeli të bjerë stemë?
- Në cilin rast probabiliteti është më afër atij teorik?
- Shpjegoni pse.
