Pyetja
Altini hodhi një zar 400 herë. Rezultatet i shënoi në tabelë.
| Faqja që ka rënë | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 |
|---|---|---|---|---|---|---|
| Denduria | 66 | 62 | 61 | 70 | 65 | 76 |
- Cila nga denduritë është më afër me probabilitetin teorik?
- Cila nga denduritë është më larg me probabilitetin teorik?
- Altini mendon se kubi nuk është homogjen. A ka të drejtë ai? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
