Pyetja
Teuta dëshiron të blejë një xhaketë të re.
Shitësi do t'i bëjë 10% zbritje nga çmimi i xhaketës.
Sa do të paguajë Teuta, nëse blen një nga xhaketat e mëposhtme:
- një xhaketë blu që e kishte çmimin 4000 lekë.
- një xhaketë të kuqe që e kishte çmimin 2200 lekë?
- Teuta ka 5000 lekë në çantë. Ajo bleu xhaketën blu. Sa për qind të parave i mbetën?
