Pyetja
Kjo është një tabelë orarësh për trenat që nisen nga Tirana për në Durrës.
| Nisja nga Tiranë | 09:15 | 11:55 | 14:10 | 16:25 | 18:00 |
|---|---|---|---|---|---|
| Mbërritja në Durrës | 10:03 | 12:43 | 14:58 | 17:13 | 18:48 |
- Në ç'orë niset treni i fundit që arrin në Durrës?
- Sa zgjat udhëtimi Tiranë - Durrës?
- Teuta është në Tiranë. Ajo dëshiron të shkojë në Durrës dhe që nga Durrësi të niset për në Pogradec me një autobus që niset nga Durrësi në orën 5 pasdite.
- Me cilin tren duhet të niset ajo nga Tirana?
- Sa kohë duhet të presë ajo në Durrës, derisa të niset autobusi për Pogradec?
