Pyetja
Një klub sportiv ka 50 anëtarë.
Disa prej tyre janë të rritur (të paktën 18 vjeç), të tjerët janë të rinj (nën 18 vjeç).
Në tabelë është paraqitur numri i anëtarëve për secilën nga moshat.
| Meshkuj | Femra | |
|---|---|---|
| Të rinj | 11 | 16 |
| Të rritur | 13 | 10 |
Zgjidhet rastësisht një anëtar.
Sa është probabiliteti që anëtari i zgjedhur të jetë:
- mashkull
- i rritur
- femër e re?
