Pyetja
Një kuzhinier gatuan byrekë me katër lloje të ndryshme mbushjesh: gjizë, mish, spinaq dhe perime.
Ai bën çdo byrek me dy forma: katrore ose trekëndore.
- Ai bën një listë të të gjitha llojeve të ndryshme të byrekëve që ai gatuan. Plotësoni tabelën.
- Një blerës zgjedh rastësisht një lloj byreku nga lista e mësipërme. Sa është probabiliteti që byreku i zgjedhur të jetë me perime?
- Sa është probabiliteti që byreku i zgjedhur të jetë me formë katrore?
- Sa është probabiliteti që byreku i zgjedhur të jetë me mish, në formë trekëndore?
