Pyetja
Joni bëri një studim rreth numrit të kafshëve shtëpiake që mbanin nxënësit e klasës së tij.
Më poshtë janë dhënë rezultatet.
| Numri i kafshëve | Denduria |
|---|---|
| 0 | 2 |
| 1 | 7 |
| 2 | 5 |
| 3 | 5 |
| 4 | 3 |
| 5 | 2 |
| 6 | 1 |
- Gjeni mesoren e numrit të kafshëve shtëpiake.
- Gjeni mesataren aritmetike të numrit të kafshëve shtëpiake.
- Gjeni numrin modal të kafshëve shtëpiake.
- Gjeni amplitudën për numrin e kafshëve shtëpiake.
- Në një klasë tjetër u bë i njëjti studim dhe u morën këto rezultate:
Numri i kafshëve Denduria 0 3 1 6 2 3 3 5 4 5 5 1 6 2 Gjeni mesataren aritmetike të të dhënave për të dyja klasat.
