Pyetja
Në tabelën e mëposhtme tregohet numri i ditëve që ka munguar në shkollë një grup nxënësish.
| Numri i ditëve të munguara | Denduria |
|---|---|
| 0-4 | 11 |
| 5-9 | 8 |
| 10-14 | 4 |
| 15-19 | 0 |
| 20-24 | 1 |
- Gjeni klasën që përmban mesoren.
- Gjeni klasën modale.
- Gjeni sa është mesatarisht numri i ditëve që nxënësit kanë munguar.
- Shpjegoni pse përgjigjja e marrë në c është vetëm një vlerë e përafërt.
