Pyetja
Ndërtoni një trekëndësh çfarëdo ABC. Ndërtoni përmesoret e brinjëve të tij. Çfarë vini re?
- A priten në një pikë?
- Njehsoni largesat e pikëprerjes nga kulmet e trekëndëshit. Si janë largesat?
- Provoni të ndërtoni një rreth me qendër pikëprerjen e përmesoreve të brinjëve dhe që të kalojë nga tri kulmet e trekëndëshit. Çfarë përfundimi nxirrni?
