Pyetja
Tregoni për secilin rast, në bazë të cilit kriter trekëndëshat janë kongruentë.
- Dy trekëndësha barabrinjësh që kanë të njëjtin perimetër.
- Dy trekëndësha dybrinjënjëshëm që kanë bazat dhe këndet në kulm përkatësisht kongruente.
- Dy trekëndësha kënddrejtë dybrinjënjëshëm që kanë një katet kongruent.
- Dy trekëndësha dybrinjënjëshëm që kanë të njëjtin perimetër dhe bazat kongruente.
- Dy trekëndësha dybrinjënjëshëm që kanë brinjët anësore dhe këndet në kulm përkatësisht kongruente.
