Pyetja
Këtu është paraqitur skica e gjysmës së fushës së futbollit.
Ajo është 85 m e gjerë.
Gjatësia e gjysmës së saj është 55 m.
Porta është 7,3 m e gjerë.
Zona e portës ka gjerësisë 18,3 m dhe gjatësinë 5,5 m.
Zona e rreptësisë është 40,3 m e gjerë dhe 16,5 m e gjatë.
Pika e penalltive është 11 m larg nga vija fatale.
Harku i gjuajtjes së penalltive është një gjysmërreth me rreze 9,15 m.
Çerekrrathët në kulme kanë një rreze 1 m.
Vizatoni gjysmën e kësaj fushe futbolli, duke përdorur një shkallë zvogëlimi 1 : 500 (1 cm me 5 m).
