Pyetja
Grafiku tregon sasinë e lekëve (në mijë lekë) që një dyqan akulloresh grumbullon nga shitja e tyre gjatë një periudhe 12-mujore.
- Në ç'periudhë të vitit janë shitjet më të mëdha?
- Kur ka më pak shitje?
- Dyqani ka fitim, kur vlera e shitjeve është mbi 2500 lekë. Për sa muaj dyqani del me fitim?
- Lexoni dhe komentoni grafikun.
- Në cilën periudhë 2-mujore shitjet pësojnë një ndryshim të madh?
- Komentoni si mund të ishte ndërtuar grafiku, nëse do të bëhej fjalë për një dyqan akulloresh në një shtet të hemisferës jugore?
