Pyetja
Enkeli shkon per një vizitë te shtëpia e gjyshes së tij, gë banon 15 km larg. Ai u nis nga shtëpia në orën 10 paradite dhe orën e parë eci me shpejtësi 5 km për orë. Enkeli ndaloi për të bërë një pushim prej 90 minutash në shtëpinë e një shoku. Pasi u nis nga shtëpia e shokut, ai eci për te shtëpia e gjyshes pa ndaluar. Enkeli arriti në shtëpinë e saj në orën 2 pasdite dhe qëndroi atje për 2 orë. Babai i Enkelit u nis për te shtëpia e giyshes në orën 3 pasdite për ta takuar Enkelin atje. Atij i duhen 15 minuta për të arritur në shtëpinë e gjyshes. Në 4 pasdite ata hipën në makinë dhe u nisen të dy për në shtëpi. Ata arritën në shtëpi në orën 4 e 30 minuta.
- Kopjoni boshtet koordinative në një letër me kuti.
- Vizatoni grafikun që tregon lëvizjen e Enkelit gjatë gjithë ditës.
- Përdorni një ngjyrë tjetër për të ndërtuar grafikun e lëvizjes së babait të Enkelit.
