Pyetja
Joana thotë, "Vargu është një listë numrash". Henri thotë, "Vargu është një model". Shih edhe njëherë këtë mësim për vargjet. Si do ta përcaktoje një varg me fjalët e tua? Jep përkufizimin tënd të vargut. Krahaso përkufizimin tënd me atë të nxënësve të tjerë të klasës.
