Pyetja
- Secila figurë tregon një trekëndësh dhe një drejtkëndësh. Për A dhe B: i) Gjej syprinën e drejtkëndëshit. ii) Sa trekëndësha mbulojnë të njëjtën syprinë sa drejtkëndëshi? iii) Sa është syprina e trekëndëshit?
- Figura tregon A dhe B të bashkuar për të formuar një drejtkëndësh tjetër. i) Gjej syprinën e drejtkëndëshit. ii) Ç'pjesë e drejtkëndëshit është trekëndëshi?
- Shpjego me fjalë se si gjendet syprina e trekëndëshit.
- Shkruaj një formulë që lidh syprinën e trekëndëshit (), gjatësinë e bazës () dhe lartësinë e tij ().
- Me anë të kësaj formule kontrolli përgjigjet për syprinat e trekëndëshave në pikat a dhe b.
