Pyetja
Kthehu mbrapa dhe shih hapat që shkruajte për zgjidhjen e ekuacioneve në fund të mësimit 4.4. Në këtë mësim ti zgjidhe ekuacione më të ndërlikuara. Merr një ekuacion nga ky mësim. A vlejnë veprimet për zgjidhjen e ekuacioneve që shkruajte në fund të mësimit 4.4 edhe për ekuacionin që ke zgjidhur? Nëse jo, rishkruaj edhe njëherë veprimet e nevojshme. Kontrollo që këto veprime vlejnë për një ekuacion tjetër nga ky mësim.
