Pyetja
Si e kalove me këtë mësim? Në përgjithësi, ti punove:
- ngadalë
- me shpejtësi mesatare
- shpejt?
Si t'u dukën ushtrimet, të lehta të vështira apo as të lehta e as të vështira? Çfarë ndikoi te shpejtësia e punës tënde? A është mirë të punosh gjithnjë shpejt? Shpjego përgjigjen tënde. A është keq të punosh gjithnjë ngadalë? Shpjego përgjigjen tënde.
