Pyetja
Meri vendosi një sasi të hollash në dy lloje investimesh, njëri me risk të ulët dhe tjetri me risk të lartë, në raportin 3 : 1.
- Ç'pjesë të të hollave të saj vendosi ajo: i) në investimin me risk të ulët; ii) në investimin me risk të lartë?
- Investimi i saj gjithsej është 60000 lekë. Sa është sasia e të hollave që ajo vendos: i) në investimin me risk të ulët; ii) në investimin me risk të lartë?
- Investimi me risk të ulët sjell 4% interes ndërsa investimi me risk të lartë sjell 12% interes. Sa është sasia e të hollave që ajo ka fituar gjithsej nga të dy investimet?
