Pyetja
Floriri i verdhë përbëhet nga 75% ar, 20% argjend dhe 5% bakër. Për të prodhuar flori të verdhë të thellë sasia e arit mbahet njëlloj, argjendi zvogëlohet me 25%, bakri rritet me 20% dhe pjesa tjetër është kadmium.
- Kopjo dhe plotëso tabelën që tregon përbërjen në përqindje të floririt të verdhë të thellë.
- Ç'pjesë e floririt të verdhë të thellë është: i) ar; ii) argjend; iii) bakër; iv) kadmium? Shkruaj secilën si thyesë në formën e vet më të thjeshtë.
