Pyetja
Alketa zhvilloi një eksperiment për të matur rritjen e numrit të baktereve në ushqim. Në 8°C, ajo gjeti se numri i baktereve rritet me 40% çdo orë.
- Kopjo dhe plotëso këtë tabelë për të treguar numrin e baktereve në ushqim midis orës 10:00 dhe 13:00. Shkruaj çdo përfundim me afërsinë e një numri të plotë.
- Paraqiti të dhënar e tabelës në një grafik. Vendos "Koha" në boshtin oX dhe "Numri i baktereve" në boshtin oY. Vendos pikat dhe pastaj lidhi me anë të një vije të lëmuar.
- Me anë të grafikut: i) vlerëso numrin e baktereve në ushqim në 10:45. ii) vlerëso momentin e kohës kur numri i baktereve arrin në 500.
- Ushqimi në një frigorifer duhet të mbahet në temperaturën 4°C. Si mendon, a mund të përdoret përfundimi i këtij eksperimenti për të modeluar rritjen e numrit të baktereve në ushqim në një frigorifer me defekt?
