Pyetja
Dhjetë nxënës të shkollës së muzikës iu nënshtruan një provimi në piano në dy etapa. Ata luajtën si fillim një pjesë muzikore (maksimumi i pikëve ishte 20) dhe më pas dhanë një provim me shkrim, ku rezultatet u paraqiten në përqindje. Në tabelë paraqiten rezultatet e tyre.
| Nxënësit | A | B | C | D | E | F | G | H | I | J |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pikët e marra në piano (gjithsej 20 pikë) | 14 | 17 | 12 | 16 | 16 | 19 | 13 | 15 | 17 | 11 |
| Provimi me shkrim (%) | 70 | 88 | 80 | 78 | 83 | 94 | 62 | 75 | 82 | 62 |
- Vizatoni skatergrafin për këto dy të dhëna dhe tregoni çfarë korrelacioni kanë ato.
- Cili nga nxënësit nuk arriti në piano një rezultat po aq të mirë sa në provimin e tij me shkrim?
