Pyetja
Më poshtë janë paraqitur shtatëllartësitë e 15 djemve dhe të 15 vajzave (në cm) në një klasë të 9-të.
| Djemtë | 165 | 147 | 155 | 172 | 168 | 159 | 175 | 164 | 152 | 169 | 170 | 168 | 172 | 178 | 167 |
| Vajzat | 164 | 163 | 145 | 158 | 168 | 156 | 158 | 162 | 157 | 165 | 159 | 164 | 165 | 169 | 148 |
- Paraqitini të dhënat në dy tabela dendurish, duke zgjedhur një klasë më gjerësi të përshtatshme për secilin grup të dhënash.
- Paraqitini të dhënat në të njëjtin grafik të dhënash me diagram me shtylla.
- Paraqitini të dhënat me diagram rrethor.
- Paraqitini të dhënat me diagram me vija.
- Gjeni mesataren aritmetike të shtatëllartësive të djemve dhe të vajzave.
- Krahasoni dy shpërndarjet statistikore duke zgjedhur vlera mesatare të përshtatshme.
