Pyetja
a Plotësoni tabelën dhe gjeni numrin e elementeve të hapësirës së rezultateve, nëse hedhim njëkohësisht dy monedha.
| Monedha e dytë | |||
|---|---|---|---|
| S | L | ||
| Monedha e parë | S | ||
| L | |||
- Përdorni përfundimet e arritura në pikën a për të gjetur sa është numri i elementeve të hapësirës së rezultateve, nëse hedhim 3 monedha.
- Në rastin e hedhjes së 3 monedhave gjeni probabilitetin që 2 prej tyre të bien lek dhe njëra të bjerë stemë.
