Pyetja
Ne kemi parë që me anë të 4 tetëkëndëshave dhe të një katrori mund të formojmë një mozaik. Ky mozaik quhet gjysmë i rregullt. Ai përbëhet prej më shumë se një tipi shumëkëndëshash të rregullt.
- Gjeni shumën e 2 këndeve të brendshme të një tetëkëndëshi dhe një kënd të katrorit. Tregoni që kjo shumë është 360°.
- Mblidhni së bashku masat e 2 këndeve të brendshme të një gjashtëkëndëshi dhe të dy këndeve të brendshme të një gjashtëkëndëshi.
- Vizatoni një mozaik gjysmë të rregullt të formuar nga dy kënde të një gjashtëkëndëshi të rregullt dhe dy kënde të një trekëndëshi barabrinjës.
- A mund të gjeni kombinime të tjera të këndeve të brendshme të shumëkëndëshave të rregullt me shumë 360°. Gjeni një mozaik tjetër gjysmë të rregullt.
