Pyetja
Kjo shigjetë është vendosur në një fushë të ndarë në 5 pjesë të barabarta. Ana dhe Era duan të studiojnë nëse shigjeta është e rregullt apo jo. Ato vlerësojnë probabilitetin që shigjeta të qëndrojë te ngjyra e kuqe.
- Ana e rrotulloi shigjetën 10 herë. Ajo qëndroi tek e kuqja 3 herë. Sa është denduria relative që shigjeta të qëndrojë tek e kuqja?
- Era e rrotulloi shigjetën 100 herë. Ajo qëndroi te fusha e kuqe 8 herë. Shpjegoni pse rezultatet e Erës japin një vlerësim më të mirë të probabilitetit.
- Bashkoni rezultatet e Anës dhe të Erës dhe gjeni probabilitetin që shigjeta të qëndrojë te fusha e kuqe.
- A mendoni që shigjeta nuk është e rregullt? Përdorni përgjigjen e kërkesës c për të shpjeguar këtë fakt.
