Pyetja
Enkeli u nis nga shtëpia në orën 09:30 për të shkuar në fshatin e tij të lindjes, që është 80 km larg nga qyteti ku banon ai. Grafiku paraqet varësinë e rrugës nga koha për të gjithë lëvizjen e tij (Vajtje-kthim).
- Gjeni shpejtësinë e lëvizjes së tij nga ora 11:00 deri më 13:00.
- Në cilën pjesë të rrugës ka lëvizur me shpejtësi më të madhe? Si mund ta tregoni këtë?
- Gjeni shpejtësinë mesatare të lëvizjes së tij (vajtje-kthim).
