Pyetja
Për të gatuar një kofshë viçi me peshë $\frac{1}{2}$kg, duhen 20 minuta plus një kohë shtesë 30 minuta.
- Sa kohë duhet për të gatuar një kofshë viçi 2.5kg?
- Shkruaj një shprehje për kohën që duhet për të gatuar një kofshë viçi që peshon x kg.
- Shkruaj një formulë për të gjetur numrin e minutave, M, që duhen për të gatuar një kofshë viçi që peshon xkg.
- Me anë të formulës gjej M kur x = 3.8kg.
- Në cilën orë duhet të fillojë gatimi i një kofshe 3 kg po qe se dreka do shërbehet në orën 1300?
Çfarë supozimesh bëre kur shkrove këtë formulë?
