Pyetja
Besi do të gjejë raportin e pëllëmbës së dorës me gjatësinë e tij. Të njëjtën gjë bën edhe Ana. Ata duan të shohin nëse ka ndonjë marrëdhënie midis hapjes së pëllëmbës së një personi dhe gjatësisë së tij. Besi mat hapjen e pëllëmbës së tij dhe gjen se ajo është 20 cm. Ai është i gjatë 1.78 m.
- Shkruaj raportin e hapjes së pëllëmbës me gjatësinë e tij.
- Ana është 1.65m e gjatë. Në qoftë se hapja e pëllëmbës së saj është e përpjesëshme me gjatësinë e saj, sa pret ti që të jetë hapja e pëllëmbës së Anës?
- Një pëllëmbë e vizatuar në një gur e ka hapjen 25 cm. Në qoftë se madhësitë janë në të njëjtin raport, atëherë sa i gjatë është personi, pëllëmba e të cilit është vizatuar në gur?
