Pyetja
Situatë reale / Arsyeto
Në tabelë jepen vlerat e diametrave dhe vlerat e përafërta të perimetrave të rrotullave të disa kallamave të peshkimit.
| Diametri, $d$ (mm) | Perimetri, $P$ (mm) | $\frac{P}{d}$ |
|---|---|---|
| 51 | 160 | |
| 57 | 179 | |
| 65 | 204 | |
| 71 | 223 |
- Kopjo dhe plotëso tabelën.
Rrrumbullakos vlerën e $\frac{P}{d}$ deri në dy shifra dhjetore.
- Çfarë vëren në lidhje me vlerën e $\frac{P}{d}$? Cili është kuptimi i saj?
- Kopjo dhe plotëso formulën $P = \boxed{} \times d$.
- Përdor formulën tënde për të vlerësuar perimetrin e një rrotulle të një kallami peshkimi me diametër 77 mm.
