Pyetja
Situatë reale / Modelo Ekuacioni $36y - 5x = 160$ lidh temperaturën në gradë Celsius (y) me numrin e herëve që një karkalec këndon gjatë 1 minute (x).
- Vizato grafikun e këtij ekuacioni. Në boshtin x vendos ndarjet nga -40 në +120 dhe në boshtin y nga 0 në 20.
- Sipas teje, karkaleci këndon më shpesh apo më rrallë kur temperatura rritet?
- Me anë të grafikut vlerëso:
- temperaturën kur karkaleci këndon 80 herë në minutë.
- numrin e herëve që karkaleci këndon kur temperatura është $20^{\circ}C$.
Diskuto Karkalecat jetojnë në vendet e nxehta. Si mendon ti, a është grafiku një model i dobishëm për të vlerësuar temperaturën me anë të numrit të herëve kur karkaleci këndon?
