Pyetja
Një shkencëtar që studion ndikimin e gravitetit mat distancën e rënies çdo sekondë për një objekt që lëshohet nga një ndërtesë e lartë.
| Koha (s) | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Distanca (m) | 5 | 20 | 45 | 80 | 125 | 180 | 245 |
- Vizato një grafik për këto të dhëna.
- Ç'lloj grafiku mendon ti se është?
- Kur bie më shpejt objekti?
- Një person hidhet nga një lartësi i lidhur me një litar elastik. Litari mund të zgjatet deri në 200m. Me anë të grafikut vlerëso se sa sekonda duhen deri sa personi të bëjë rënien e dytë.
- Arsyeto Cila është lidhja midis vargut të vlerave dhe llojit të grafikut?
