Pyetja
Situatë reale / Model. Studiuesit shënuan ditën e javës dhe orën e lindjes së 6000 bebeve në një spital gjatë një periudhe gjashtëmujore.
| Ditët e javës | 2000 – 0159 | 0200 – 0759 | 0800 – 1359 | 1400 – 1959 |
|---|---|---|---|---|
| Fundjavë | 994 | 1239 | 1284 | 1109 |
| 381 | 501 | 506 | 453 |
- Kopjo tabelën dhe shto një shtyllë dhe një rresht për shumat gjithsej. Gjej shumat gjithsej.
- Me anë të dhënave gjej numrin mesatar të bebeve që lindën
- në çdo ditë të fundjavës
- në çdo ditë të javës
- Sipas të dhënave kur ka më shumë mundësi të lindë një bebe, gjatë fundjavës apo gjatë ditëve të javës? Shpjego përgjigjen tënde.
- Vlerëso probabilitetin që një fëmijë të lindë midis orës 8 të mëngjesit dhe orës 1.59 të natës. Përgjigja të jepet me afërsinë e tri shifrave dhjetore.
- Në këtë spital, çdo muaj lindin mesatarisht 100 bebe. Sa prej tyre pret të lindin midis:
- orës 8 të mëngjesit dhe orës 1.59 të natës çdo muaj
- orës 8 të mëngjesit dhe orës 1.59 të natës çdo ditë?
- Me anë të këtij informacioni një mami planifikon se sa personel duhet për këto katër orare, 2000 – 0159, 0200 – 0759, 0800 – 1359, 1400 – 1959.
- Cili është orari që kërkon numrin më të madh të personelit?
- Cili është orari që kërkon numrin më të vogël të personelit?
- Diskuto Një spital tjetër përdor të dhëna si këto nga një anketë dy mujore. Cili prej spitaleve ka mundësitë më të mëdha për të ndërtuar modelin më të mirë për parashikimin e lindjeve?
