Pyetja
Hidhen dy zare dhe bëhet shuma e pikëve të rëna.
Kopjo dhe plotëso këtë diagram me dy hyrje për të treguar të gjitha ngjarjet e mundshme.
Rezultate të mundshme janë 36.
- Sa prej tyre kanë shumën 5?
- Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të rëna është 5?
Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të rëna është:
- 2
- 3
- 7?
Të dy zaret hidhen 180 herë.Sa herë pret që shuma e pikëve të rëna të jetë 6?
