Pyetja
Reflekto Në mësimin 9.1 mësove për ngjarjet e papajtueshme me njëra-tjetrën. Në këtë mësim mësove për ngjarjet e pavarura.
- Shkruaj një përkufizim, me fjalët e tua, për secilën nga këto lloje ngjarjesh.
- Trego dy ngjarje të papajtueshme dhe dy ngjarje të pavarura që lidhen me
- një monedhë
- një zar.
- Shpjego se përse dy ngjarje të papajtueshme nuk është njëlloj me dy ngjarje të pavarura.
- Shkruaj dy ngjarje të papajtueshme dhe dy ngjarje të pavarura që lidhen me letrat.
Krahaso ngjarjet e tua me ato të të tjerëve në klasën tënde.
