Pyetja
Cilët nga këto çifte ngjarjesh janë të pavarura?
- Hidhet një monedhë dy herë. Ngjarjet janë 'bie stemë herën e parë', 'bie stemë herën e dytë'.
- Në një sirtar ka çorape. Nga sirtari zgjidhet një çorape, i shihet ngjyra dhe pastaj e kthejmë atë në sirtar. Ngjarjet janë: 'herën e parë zgjidhet një çorape e zezë' dhe 'herën e dytë zgjidhet një çorape e zezë'.
- Një zar hidhet dy herë. Ngjarjet janë 'bie 6 herën e parë' dhe 'bie 6 herën e dytë'
- Një nxënës merr pjesë në dy teste matematike që zhvillohen njëri pas tjetrit. Ngjarjet janë 'nxënësi fiton pikët e plota në testin e parë' dhe 'nxënësi fiton pikët e plota në testin e dytë'.
