Pyetja
Reflekto Ema përshkruan se ç'bën ajo kur sheh një ushtrim me grafik.
- Në fillim e mbuloj ushtrimin me dorën time, që të shoh vetëm grafikun.
- Pastaj lexoj emërtimin e grafikut.
- Lexoj emërtimet e boshteve.
- Sigurohem që të di se ç'paraqet secila ndarje në secilin bosht.
Në fund, zgjedh rastësisht një pikë në grafik dhe pyes veten, 'Ç'më tregon kjo pikë?'
Është vërtetë e lehtë dhe përherë më ndihmon të kuptoj dhe të gjej përgjigjen e ushtrimit.
Shih grafikun e ushtrimit 14 në mësimin Thello njohuritë. Përdor metodën e Emës që të kuptosh grafikun. A të ndihmon kjo për të dhënë përgjigjen e ushtrimit 14a? A është e dobishme metoda e Emës? Shpjego arsyen.
