Pyetja
Në një klub atletike
- 15 anëtarë stërviten të mërkurave
- 12 anëtarë stërviten të premteve
- 10 anëtarë stërviten të mërkurave dhe të premteve.
- Kopjo diagramin e Venit.
- Shkruaj numrin e anëtarëve që stërviten të mërkurave dhe të premteve në pjesën ku rrathet mbivendosen.
- Sa është numri i personave që mbeten për pjesën e rrethit të të mërkurave, në mënyrë që në të gjithë rrethin e të mërkurave të ketë gjithsej 15 vetë?
- Sa vetë stërviten të premteve? Shkruaj në pjesën e mbetur të rrethit të të premteve numrin e personave që stërviten vetëm të premteve.
- Sa anëtarë janë gjithsej?
- Sa është probabiliteti që një person i zgjedhur rastësisht stërvitet
- të mërkurave dhe të premteve
- vetëm të mërkurave?
