Pyetja
Tabela tregon numrin e nxënësve që zgjedhin aktivitete të ndryshme jashtëshkollore.
| Klasa e 7 | Klasa e 8 | Klasa e 9 | Gjithsej | |
|---|---|---|---|---|
| Ngjitje në mal | 32 | 33 | 38 | 103 |
| Ecje në grup | 35 | 33 | 29 | 97 |
| Gjithsej | 67 | 66 | 67 | 200 |
Zgjidhet rastësisht një nxënës. Sa është probabiliteti që
- nxënësi është në klasën e 9-të
- në klasën e 7 dhe praktikon ecjen në grup?
Nga secili aktivitet zgjidhet rastësisht një nxënës.
- Ku i ka shanset më të mëdha të zgjidhet një nxënës i klasës së 8-të: në grupin që praktikon ngjitjen në mal apo në grupin që praktikon ecjen në grup?
