Pyetja
Arsyeto / Zgjidh problemën Në tabelë janë treguar rezultatet e disa atletëve në vrapimin 100 m.
| Emri | Gjinia | Koha, t (sekonda) |
|---|---|---|
| Era | F | 11.9 |
| Ana | F | 12.2 |
| Arbri | M | 12.0 |
| Drino | M | 12.5 |
| Lora | F | 12.0 |
| Selma | F | 12.8 |
| Ardi | M | 13.6 |
| Iliri | M | 11.4 |
| Emri | Gjinia | Koha, t (sekonda) |
|---|---|---|
| Aurora | F | 12.9 |
| Lili | M | 12.5 |
| Genti | M | 11.8 |
| Mira | F | 13.0 |
| Kaltrina | F | 12.8 |
| Toni | F | 13.1 |
| Genci | M | 13.2 |
- Kopjo dhe plotëso këtë tabelë me dy hyrje për të treguar kohët.
| 11<t≤12 | 12<t≤13 | 13<t≤14 | Gjithsej | |
|---|---|---|---|---|
| Mashkull | ||||
| Femër | ||||
| Gjithsej |
- Sa atlete femra ishin gjithsej?
- Sa atletë meshkuj e kishin kohën më shumë se 13 sekonda?
- Sa atlete femra e kishin kohën 11 < t ≤ 13 sekonda?
Diskuto A janë më të shpejtë atletët meshkuj se atletet femra? Si mund t'i analizosh më tej këto të dhëna që të kontrollosh këtë hipotezë?
