Pyetja
- Në një fletë me katrorë të vegjël, me brinjë 1 centimetër, ndërtoni një trekëndësh kënddrejtë. Dy katetet duhet të kenë të njëjtën gjatësi (të njëjtin numër katrorësh të vegjël, me gjatësi 1 centimetër).
- Mbi secilin katet, ndërtoni nga një katror. Ndërtoni me kujdes katrorin mbi hipotenuzën, duke përdorur një vizore trekëndore kënddrejtë.
- Gjeni syprinën e secilit katror.
- Cila është lidhja ndërmjet tri syprinave?
