Pyetja
Kelvi dhe Suela ndajnë paratë në raportin 3 : 5. Suela merr 560 lekë më shumë se Kelvi. Sa para merr secili prerj tyre? Më poshtë jepet zgjidhja e Aldës për këtë ushtrim:
3 + 5 = 8
560 : 8 = 70
Kelvi merr 3 x 70 = 210
Suela merr 5 x 70 = 350
(Kontroll: 210 + 350 = 560)
Alda ka bërë një gabim.
- Çfarë gabimi ka bërë ajo?
- Shkruani zgjidhjen dhe përgjigjen e saktë.
